Kurti pranon letër falënderimi nga Sulejman Ugljanin
03 gusht 2023
| 11:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër falënderimi nga kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, me rastin e 33-vjetorit të themelimit të kësaj partie.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, në këtë letër, kryetari Ugljanin, ka shkruar se Republika e Kosovës me Kryeministrin Kurti në krye të Qeverisë, paraqet bazë të fortë dhe legjitime për zhvillimin politik dhe ekonomik të republikës në procesin e integrimit evropian dhe në NATO.
“Me dëshirën për të vazhduar dhe thelluar marrëdhëniet e mira, kryetari Ugljanin e ka falënderuar kryeministrin për urimin e dërguar, duke shprehur respektin e tij më të thellë”, është thënë në komunikatë.