Kurti pranon letër nga kryeministri slloven

26 mars 2021 | 10:13

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa e ka uruar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe i ka uruar çdo sukses në kryerjen e saj.

Ai është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve, dhe ka siguruar Kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian.

“Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me vendet e Evropës Juglindore dhe ndjek nga afër progresin e tyre drejt integrimit evropian. Më lejoni t’ju siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Sllovenisë në këtë përpjekje”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven drejtuar Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëra nga xhudistet më të mira nga Kosova, Nora Gjakova,…