Kurti pranon letër nga sekretari i përgjithshëm i OECD-së

05 maj 2020 | 19:36

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik,  Angel Gurría.

Sipas zyrës për medie të Qeverisë së Kosovës në këtë letër,  Gurria shprehu solidaritetin me Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

“Kjo krizë e paprecedentë për kohët tona po e teston kapacitetin tonë të përbashkët për të reaguar dhe bashkëpunuar. Z. Gurría, siguroi Kryeministrin në detyrë z. Kurti se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e gatshme që të angazhohet dhe të mbështesë Qeverinë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur ekonominë pas situatës së krijuar me virus.  Në fund, z. Gurría u shpreh se çdo krizë e madhe vë në pah mundësitë për të rimenduar sistemet tona. Para vetes kemi një mundësi unike për të transformuar mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë dhe sillemi”, thuhet në njoftimin e ZKM-së. (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Maqedonisë së…