Kurti pranon letër urim nga kryeministri i Letonisë
06 qershor 2021
| 17:51
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga kryeministri i Republikës së Letonisë, Krisjanis Karins.
Në urim, kryeministri Karins i ka shprehur kryeministrit Kurti përgëzimet e sinqerta për emërimin kryeministër i Republikës së Kosovës, duke i uruar njëherësh më të mirat për një mandat produktiv.
Kryeministri i Letonisë ka shkruar se e mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin Kurti, në mënyrë që, siç ka thënë ai, të avancojmë marrëdhëniet miqësore bilaterale mes Letonisë dhe Kosovës.
Gjithashtu, i ka uruar sukses në procesin e reformave që dërgojnë drejt integrimit të mëtejshëm evropian të Kosovës.