Kurti pranon letër urim nga kryetari i Bashkisë së Vlorës

30 prill 2021 | 12:04

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili e ka uruar me rastin e rizgjedhjes kryeministër i Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e urimit, kryetari Leli ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Vlora me Kosovën.

Ndër të tjera, ai ka thënë se do të mbesin të hapur për të çuar përpara bashkëpunimin që do të ndihmojë promovimin e ndërsjellë turistik e kulturor, me fokus rritjen ekonomike që është jo vetëm në interes të qytetarëve, por edhe zhvillimit gjithëpërfshirës të të dy vendeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë për…