![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/FB_IMG_1616668624386.jpg)
Kurti pranon letër urime nga Italia, Turqia, Kroacia, Çekia dhe Hungaria
25 mars 2021
| 11:37
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga kryeministri i Italisë, Mario Draghi, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, kryeministri i Çekisë, Andrej Babiš dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.
Ai është uruar për fillimin e punës në krye të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe i është ofruar bashkëpunim ndërshtetëror.