![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/foto-7.jpg)
Kurti pranon letër urimi nga koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë
26 mars 2021
| 15:01
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës së kryeministrit.
Në letrën e urimit, koordinatorja Richardson ka potencuar gatishmërinë e bashkëpunimit me kabinetin qeveritar drejt zbatimit të Kornizës së OKB-ve për Zhvillim të Qëndrueshëm (2021-2025), si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë Covid-19.