Kurti pranon letër urimi nga kryeministrja e Norvegjisë

03 maj 2021 | 14:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg.

Solbergu e ka uruar Kurtin, për marrjen e detyrës, duke vlerësuar lart marrëdhëniet shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimin konstruktiv midis dy vendeve në shumë fusha.

Ajo ka shprehur besimin se këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti.

Kryeministrja e Norvegjisë ka theksuar se integrimi i mëtejshëm euro-atlantik është çelës për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Ajo ka siguruar mbështetjen e plotë të Norvegjisë për proceset e nevojshme të reformave dhe për ambiciet e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Më tutje, ajo ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim, ndërsa siguron se Norvegjia do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë në këtë proces.

Në përmbyllje të letër urimit, kryeministrja Solberg ka shprehur dëshirën për t’u takuar me kryeministrin Kurti dhe për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Erna Solberg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vit më parë, në pistën e Jerez, piloti italian…