Kurti pranon telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod.
Në telegram, kryetari Mirko Duspara i ka shprehur kryeministrit Kurti ngushëllime të sinqerta në emër të tij dhe të qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm tragjik në afërsi të këtij qyteti, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë.
“I nderuar Kryeministër, me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona. Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit të qytetit Slavonski Brod, Mirko Duspara.