Kurti: Presidenti nuk ka autorizim të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë

02 mars 2020 | 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e pranon që taksa 100 për qind ndaj Serbisë ka kontribuuar pozitivisht në ndërprerjen e pazareve dhe parandalimit të ujdisë për shkëmbim territorial në mes të dy vendeve.

“Këtu është vlera politike që të parandalojë diçka shumë te keqe. Por në asketin ekonomik efektet i ka minimale. E di që ka pasur një ide se mund të bëhet midis presidentëve dhe mua si kryeministër për shkëmbim territorial”, ka thënë Kurti ka thënë Kurti në seancën e jashtëzakonshme për taksën

Ai ka thënë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka mandat për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.

“Presidenti aktual nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë dhe nuk ka fuqi impelmenteuse për çfarëdo marrëveshje që mund ta imagjinojë ai. Kjo nuk do të ndodhë. E di që ka pasuar një plan që është më shumë se ide që të bëhet heqja e tarifës dhe të nesërmen të përfundojë dialogu me një marrëveshje”.

“Tash ka qeveri të re, rezultatet e 6 tetorit dihen, të 3 shkurtit dihen dhe nuk do të ketë shkëmbim territorial, për parandalimin e së cilave e mirënjohë kontributin e tarifës 100 për qind”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrat e…