Kurti pret ambasadorin e Norvegjisë, e falënderon për bashkëpunimin
31 mars 2023
| 11:13
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Siç njofton qeveria, ata diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.
Sipas këtij njoftimi kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës.