Kurti pret ambasadorin italian në takim lamtumirës, e falënderon për mbështetjen

11 prill 2025 | 15:31

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kurti shprehur vlerësimin për angazhimin e De Riut në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador në Kosovë.

“Përgjatë bisedës, bashkë reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës dhe i ka uruar suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën zhvillohen tri ndeshjet e xhiros së 26-të të…