Kurti pret dalje rekorde të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit

03 shkurt 2021 | 13:30

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, nga Peja ka thënë se në këto zgjedhje do të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve.

Ai ka bërë me dije se Vetëvendosja në orën 19:30 do ta mbajë tubimin e hapjes se fushatës elektorale në kryeqytet.

“Ne kemi një tubim të hapjes në Prishtinë, sonte në orën 19:30, mirëpo sot jemi këtu në Pejë, në këtë qytet të bukur që i ka dhënë aq shumë edhe luftës çlirimtare edhe paqes në Kosovë, artit, shkencës, historisë dhe kulturës”.

“Në shesh, do të takojmë qytetarët pejanë të cilët masivisht janë të vendosur për ndryshime dhe do të ketë pjesëmarrje rekord të popullsisë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Po na merr moti shumë i mirë dhe duket që kjo fushatë e paralajmëron pranverën e 2021”, ka thënë Kurti gjatë hapjes së fushatës në qytetin e Pejës.

Sa i përket moscertifikimit nga KQZ-ja për të kandiduar si deputet, Kurti ka thënë se nuk ka asnjë pengesë që nuk mund të tejkalohet.

“Ne e kemi listën tonë me 110 kandidatë, ka pengesa e vështirësi të ndryshme, por asnjë të atillë që nuk do ta tejkalojmë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka deklaruar se në Shqipëri…