Kurti pret kontigjentin e FSK-së që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

12 gusht 2021 | 13:27

Pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë, u mirëpritën në një takim falënderues nga kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Më 9 gusht, me urdhër operacional, ata kishin zbarkuar në Republikën e Shqipërisë si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil.

“Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne”, ka deklaruar kryeministri Kurti në takim.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës i qëndron pranë zotimit të saj për të dhënë vëmendjen e merituar Forcës së Sigurisë, duke i ngritur kapacitetet profesionale në shërbim të misionit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e pritjes në shenjë nderimi për kontributin e…