Kurti pret ministren gjermane për Evropë: Të mos ketë kushte shtesë për liberalizimin e vizave

22 tetor 2022 | 19:22

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Anna Luhrmann.

Në këtë takim, kryeministri Kurti dhe ministrja e Shtetit, Luhrmann folën për bashkëpunimin me Gjermaninë në kuadër të agjendës së Republikës së Kosovës për integrim evropian, për Tregun e Përbashkët Rajonal si pjesë e Procesit të Berlinit, aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, energjinë dhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës.

Kryeministri Kurti e njoftoi ministren Luhrmann për performancën ekonomike dhe demokratike të vendit në 18 muajt e fundit.

Ai tha se investimet e huaja direkte dhe eksportet po vazhdojnë trendin pozitiv të rritjes, ndërkaq që raportet ndërkombëtare si ai Transparency International dhe Reporterëve pa Kufi dëshmojnë përmirësimet në treguesit demokratikë dhe janë referencë që imazhi i vendit është shumë më i mirë se ç’ka qenë.

Në lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi i cili ishte i pranishëm, falënderuan Gjermaninë për ndihmën, mbështetjen dhe qëndrimin tyre se liberalizmin i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të ndodhë dhe pa ndonjë kusht shtesë.

Ata folën edhe për energjinë si çështje me shqetësim për të gjithë kontinentin e Evropës.

Krahas planeve afatgjate për tranzicionin e drejt energjetik dhe investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë elektrike, kryeministri Kurti vendosi theksin te rëndësia e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji të dakorduar në Bruksel, ndaj të cilit Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet që u kanë takuar, dhe ballafaqimin me këtë dimër.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një vizitë tek…