Kurti pret në takim ambasadorin jorezident të Republikës së Guineas

21 shkurt 2020 | 14:15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Republikës së Guineas në Berlin, Mamadou Siradiou Diallo, të shoqëruar prej këshilltarit të Ambasadës së Republikës së Guineas në Berlin, Mamadou Bouliwel Sow.

Ambasadori i Guineas, Sh.T Mamadou Siradiou Diallo, ka shprehur urimet në emër të tij, dhe autoriteteve të vendit të tij, për Qeverinë e re.

Kryeministri Kurti i uroi punë të mbarë ambasadorit, të cilin më pas e falënderoi për urimet, por veçanërisht për aktin e njohjes së Kosovës nga shteti i Guineas.

Ai nënvizoi se kjo bën pjesë në linjën e besnikërisë ndaj historisë së dy popujve.

Kryeministri Kurti ka shprehur dakordësinë e tij me vizitën e mundshme të presidentit të Guineas, si dhe me shënimin e relacioneve kulturore dhe ekonomike mes dy shteteve.

Ai ka theksuar se përvojat përkatëse të dy shteteve në të shkuarën duhet ta nxisin bashkëpunimin në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje të fortë e të vështirë në ballafaqim…