Kurti pret në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnjës

25 prill 2025 | 15:25

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi dhe shefin e stafit, Luan Dalipi, ka pritur të premten në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në fillim të bashkëbisedimit, kryeministri theksoi se takimi i sotëm simbolizon angazhimin për të rritur bashkëpunimin tonë dhe për të nxitur prosperitetin e ndërsjellë.

Kryeministri Kurti vlerësoi rolin që mund të luajnë komunitetet e biznesit të të dyja vendeve, të cilat kanë potencial për të rritur shkëmbimet tregtare dhe për të krijuar partneritete për investime, nga të cilat do të përfitojnë bashkërisht edhe Kosova edhe Bosnje dhe Hercegovina.

Ai shtoi se duke rritur flukset tregtare e reduktuar barrierat logjistike, krijojmë një mjedis biznesi bashkëpunues dhe në të mirë të dy vendeve.

Kryeministri Kurti tha se vendimi për të lejuar në mënyrë të njëanshme qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës të hyjnë në territorin e Kosovës duke përdorur vetëm letërnjoftimet biometrike, në fuqi nga 1 janari 2025, shërben si shtysë dhe ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës…