![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/Albin-Kurti-Minxhozi.jpg)
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin Minxhozin, e falënderon për bashkëpunim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kurti e ka falënderuar Minxhozin për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme.
Ndërsa ambasadori Minxhozi e ka falënderuar kryeministrin Kurti për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt.
“U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës. U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.