Kurti pret në takim Nesrete Kumnovan, flasin për fatin e të pagjeturve

08 korrik 2021 | 11:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim udhëheqësen e  organizatës ‘Thirrjet e Nënave’, Nesrete Kumnova, me të cilën ka diskutuar për fatin e të pagjeturve.

Sipas njoftimi për medie të Qeveris,  kryeministri ka rikonfirmuar përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për “Thirrjet e Nënave”, në misionin për zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur.

“Kauza e aktivizmit të saj, filloi para se ajo të lindte. Kur Vjollca ishte dymuajshe shtatzënë, bashkëshorti i saj Gëzim Deva dhe vëllai Albion Kumnova, u rrëmbyen nga forcat serbe në Gjakovë. E rritur mes thirrjeve për të vërtetën dhe drejtësinë, me gjyshen Nesrete Kumnova, drejtuese e organizatës, ‘Thirrjet e Nënave’, Bleona Deva me vite kërkoi të vërtetën për babin, dajën dhe qindra persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Bleona ishte pesëvjeçare kur së pari takoi kryeministrin Kurti, në protestat për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë. Së bashku me gjyshen Nesreten dhe nënën Vjollcën, ajo sot ritakoi Kryeministrin Kurti, për t’i uruar pozitën e re”, është thënë  në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia u kualifikua për herë të parë në finalen e…