Kurti pret në takim një delegacion të shoqatës “Dibra”

25 gusht 2021 | 17:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të shoqatës atdhetare “Dibra” që vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1996.

Në delegacion ishin kryetari i shoqatës, Dashmir Miftari dhe anëtarët Albert Kolonja, Besnik Miftari, Bekim Paçuku dhe Fitim Kasapi.

Kryeministri Kurti dhe delegacioni i shoqatës biseduan për kontributin e diasporës shqiptare dhe lidhjet e tyre me atdheun, si dhe përgjegjësinë e përbashkët për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Kryeministri Kurti ka theksuar nevojën për investime të diasporës, që do të ndikonte në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe do të krijonte mundësitë për kthim në vendlindje.

Delegacioni i shoqatës “Dibra” i dhuroi kryeministrit Kurti një pikturë me portretin e arsimtarit dhe veprimtarit të çështjes shqiptare, Said Najdeni, të realizuar nga piktori Sabit Bocku, si dhe i bënë ftesë për të vizituar shoqatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e KPMM-së, z. Ramiz Krasniqi – Drejtor dhe znj.…