Kurti pret në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, i cili ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Grondahlt.
Sipas një njoftimi të LV-së, në këtë takim u fol për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për procesin e certifikimin të subjekteve politike që ende nuk është përmbyllur.
“Duke theksuar faktin se e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është e drejtë themelore kushtetuese e vendeve demokratike, e njoftuam z. Bjornstad që tashmë kemi dërguar edhe një ankesë në Gjykatën Supreme prej ku edhe presim të korrigjohen padrejtësitë e shkaktuara nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së. Përgjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes nesh”, është bërë me dije në njoftimin e LV-së.