Kurti pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për bashkëpunim
12 mars 2020
| 12:10
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë shtetin e së drejtës në vendin tonë.
Ai ka theksuar se sundimi i ligjit nuk ka alternativë.
Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme.
Kryeministri Kurti ndër të tjera, theksoi rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës.
Kurti ka theksuar se për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it.