Kurti pret Ramën nesër në mëngjes me ceremoni shtetërore

26 shtator 2021 | 22:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë.

Pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20.

Sqarim: Mediet që përcjellin ceremoninë e pritjes, duhet të jenë të pranishme në Sheshin “Skënderbeu”, në hapësirën e përcaktuar, më së largu në ora 08:10.

Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave, që fillon në ora 10:20, do të mbahet në oborrin e Qeverisë. Mediat e akredituara duhet të jenë aty më së largu në ora 10:00.

Paraprakisht duhet të kenë kaluar përmes hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, duke iu nënshtruar procedurave të kontrollit të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 27 shtator, sektorit të gastronomisë do të iu…