Kurti prezanton aderimin e radhës në Vetëvendosje

13 janar 2021 | 22:58

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e radhës në këtë parti.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facbook”, i ka uruar mirëseardhje Albana Morina-Xharrës.

“Albana Morina Xharrës i uruam mirëseardhje në Lëvizje bashkë me kryetarin e Qendrës së Prishtinës dhe ish ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia. Studimet e nivelit master Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin disenj parametrik, në fushën e arkitekturës. Ajo tani është drejtoreshë dhe arkitekte në Carto Pinto, një lokal në Prishtinë. Më parë ka punuar në ProCredit si analiste për menaxhim të dokumenteve dhe menaxhere për marrëdhënie me klientë. Albana pos gjuhës shqipe, flet edhe gjermanisht, anglisht e serbisht. Bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moussa Dembele është lojtar i Atleticos de Madrid. Futbollisti francez…