Kurti prezanton anëtaren më të re të Vetëvendosjes
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar anëtaren më të re të kësaj lëvizje. Bëhet fjalë për Vlora Vula-Gojani, e ciila është një eksperte e financave.
Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Vula-Gojani ka punuar në shumë vende të ndryshme të botës.
“Vlora Vula-Gojani ka një përvojë të gjatë në sektorin e financave. Për 20 vite ajo menaxhoi, administroi dhe ofroi konsultime financiare në Nairobi të Kenias, Nyamblell, Nyala dhe Darfur të Sudanit, Bangui, Trincomalee të Shri Lankës, Medan dhe Jakarta të Indonezisë, për t’u kthyer më pas në Kosovë. Në këto tre vitet e fundit ka punuar në Gjakovë një plan strategjik për rimëkëmbjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë financiare të Aeroportit të Gjakovës. Vlora Vula-Gojani studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, për Ekonomi dhe Financa. Ajo ka një përvojë të pazakontë e të pasur në fushën e financave dhe menaxhimin, të cilën tani edhe po e sjellë në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.
/Epoka e re/