Kurti prezanton anëtarin më të ri të Vetëvendosjes
Amir Mamusha nga Prizreni i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Aderimin e tij në Vetëvendosje e ka prezantuar lideri i kësaj partie, Albin Kurti.
“Amir Mamusha i lindur në vitin 1989, nga Tusuzi i Prizrenit, pasi kreu gjimnazin ‘Gjon Buzuku’, vazhdoi dhe përfundoi studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara. Gjatë studimeve Amiri u njoh me Blerim Sallahun, i cili është këshilltar yni ligjor në Lëvizje. Momentalisht Amiri është në përfundim të disertacionit të doktoraturës në departamentin e Ortodoncisë. Ai ka qenë zyrtar për marrëdhënie me jashtë në Odën e Stomatologëve të Kosovës, dhe përmes lobimit ka ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Stomatologjisë. Dija profesionale dhe vullneti i mirë i Amir Mamushës tash do të gjejnë shprehje në Lëvizjen Vetëvendosje! dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.