Kurti: Prioritet është bashkimi i Mitrovicës, jo ulësja në OKB
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Beogradi zyrtar dëshiron që ta bosnizojë Kosovën, ndërsa Moska përmes saj dëshiron rusizimin e Kosovës.
Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të humbas kohë vetëm për shkak të dialogut.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se më i rëndësishëm është integrimi i Mitrovicës sesa ulësja në OKB.
“Beogradi qartazi dëshiron bosnjëzimin e Kosovës. Ndarja e Kosovës është qëllim për bosnjëzimin e saj. Moska e dëshiron rusizimin e bosnjëzimin, Beogradi e do vetëm bosnjëzimin”.
“Prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës e jo ulësja në OKB. Kush mendon se mund të përmbyll një proces dialogu pa përmendjen e Mitrovicës vetëm e mashtron veten”, ka thënë Kurti në konferencën “Skenari për ‘Finalen e Madhe’ mes Kosovës e Serbisë”.