Kurti: Prioritet i Kosovës, padia kundër Serbisë për gjenocid
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën për nder të 8 Marsit, Ditës së Gruas, kushtuar të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.
Kurti në fjalimin e tij kas thënë se rastet e tilla janë shumë të dhimbshme.
Ai ka deklaruar se si kryeministër do të veprojë që kriminelët e luftës të marrin dënimin e merituar.
“Jemi këtu për të folur për një rast shumë të dhimbshme. Akoma i kemi të hapura plagët e luftës. Nuk mund ta imagjinojmë se çka kanë përjetuar të mbijetuarat e dhunës seksuale, të izoluar dhe të stigmatizuar. Si aktivist dhe deputet e kam pasur për detyrë të flas, por sot si kryeministër e kam për detyrë të veprojë. Kriminelët e akoma nuk e kanë marrë dënimin e merituar”, është shprehur Kurti.
Më tutje, Kurti ka thënë se institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe ato në Kosovë as pas 22 vjetësh nuk kanë ndërmarrë hapa në këtë drejtim.
Kurti ka thënë se se të mbijetuarat e dhunës seksuale nuk kanë pasur përkujdesje institucionale.
Shefi i Qeverisë së Kosovës është zotuar se do t’i përkrahë institucionet e drejtësisë për të pasur mundësinë që kryesit e këtyre veprave të marrin dënimin e merituar.
Po ashtu, Kurti ka paralajmëruar se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid.
“Nuk mund të arrijmë paqe me Serbinë pa pranuar të kaluarën. Kjo temë duhet të bëhet pjesë e dialogut. Prioritet i Kosovës është padia e Serbisë për gjenocid”, është shprehur Kurti.