Kurti: Prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit (Video)

25 janar 2021 | 13:51

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë nga Gjakova, Mimoza Kusari-Lila dhe Agon Batusha, kanë vizituar dje Teqen e Madhe Ballkanike të Gjakovës, ku janë pritur në takim nga sheh Musa Shehu dhe sheh Gurfan Shehu.

Kurti ka theksuar se prioritet i qeverisjes së re do të jetë kthimi i trurit brenda vendit, duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo e jona.

“Teqja e Madhe Ballkanike në Gjakovë e cila së bashku me xhaminë e Hadumit ka vënë themelet e ndërtimit të qytetit të Gjakovës, nuk ka qëndruar e heshtur ndaj zhvillimeve të rëndësishme në vend dhe përherë ka dhënë kontributin e saj për të mirën e shoqërisë dhe kombit tonë shqiptarë”.

“Në takimin e djeshëm, me shehët Musa e Gurfan Shehu, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e ndryshimeve socio-politike në vend dhe për nevojën që t’i kundërvihemi migrimit të lartë e sidomos të të rinjve që janë dija dhe forca aktive për zhvillimin e vendit”, ka thënë Kurti.

Linku i videos: https://www.facebook.com/watch/?v=822758081678091.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur të hënën mbledhja e radhës e Komitetit për…