Kurti: Prioritetet e qeverisë së re, zhvillimi ekonomik dhe luftimi i korrupsionit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, së bashku me anëtarin e Kryesisë Xhelal Sveçla, ka pritur sot anëtarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka.
Sipas njoftimit për medie të LV-së, Kurti e Damka kanë biseduar për mbarëvajtjen dhe rezultatin e zgjedhjeve, planet e qeverisë së re dhe për mundësitë e një bashkëpunimi për shtetndërtim demokratik me progres shoqëror dhe ekonomik për vendin.
“Kryetari Kurti e njoftoi z. Damka se prioritetet i qeverisë së re do të jetë zhvillimi ekonomik që sjell punësim, luftimi i korrupsionit të lartë dhe politikat që zbusin pabarazinë në shoqëri. Kurti e siguroi se qeveria e re do t’i trajtojë të gjithë qytetarët e Republikës si të barabartë dhe do të punoj për zhvillimin dhe integrimin e të gjitha pakicave kombëtare në vend, pa bërë dallime. Në fund të takimit, u shpreh gatishmëria për ta shtuar komunikimin dhe bashkëpunimin mes nesh në të ardhmen”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.
/Epoka e re/