Kurti pritet në takim nga rektori i Universitetit të Stambollit

21 qershor 2019 | 11:46

Në kuadër të vizitës në Turqi, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është pritur në takim nga rektori i Universitetit të Stambollit, Mahmut Ak.

Me këtë rast, Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij janë njoftuar për fakultetet, programet dhe punën kërkimore shkencore që bën ky universitet, si dhe urat që i kanë ndërtuar me parqet teknologjike dhe industriale nëpër Turqi.Image may contain: 9 people, people sitting and indoorNë një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Kurti ka bërë me dije se rektori Mahmut Ak ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin për shtim të bashkëpunimit me universitetet në Kosovë.

“Dje, pas tubimit me studentët në Universitetin e Stambollit, kampusi i të cilit në shekullin XIX ishte Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Ushtrisë, na priti rektori i këtij universiteti z. Mahmut Ak i cili prindërit i kishte nga Follorina afër Prespës. Ai na njoftoi për fakultetet, programet dhe punën kërkimore shkencore që bën ky universitet, si dhe urat që i kanë ndërtuar me parqet teknologjike dhe industriale nëpër Turqi. Universiteti i Stambollit i ka 250 mijë studentë nga të cilët 7 mijë studentë janë të huaj dhe mbi 100 prej tyre nga Kosova. Si kuadri mësimor po ashtu edhe të diplomuarit njihen për cilësinë shkencore dhe sukseset profesionale. Rektori Ak shprehu gatishmërinë dhe interesimin për shtim të bashkëpunimit me universitetet në Kosovë dhe u dakorduam që ta vazhdojmë komunikimin e mëtutjeshëm”, ka shkruar Kurti.Image may contain: 6 people, people sitting and indoor/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një investigim i policisë britanike ka vënë në pranga 44…