Kurti publikon video nga tubimi me mërgimtarë në një hotel të Vjenës që ia “organizoi Ambasada” atje

03 nëntor 2024 | 19:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga tubimi që ka zhvilluar me mërgimtarët në Vjenë.

Ai i ka falënderuar ata për mikpritjen.

Kurti tha se zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllin takimet me bashkëatdhetarë, ndërsa kësaj here vizitën në Vjenë po e nis me ta.

“Zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllim me takime me bashkatdhetarë. Kësaj radhe po e nisim me ta dhe me miq të shtetit të Kosovës. Mirë se po takohemi në Vjenë e ju faleminderit për mikpritjen!”

ZKM sot ka njoftuar që Kurti ka udhëtuar për në Vjenë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.”

Në njoftim thuej se ata do të takohen me mërgimtarë “në një organizim të Ambasadës së Kosoës në Austri”.

“Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri.”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar…