
Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan për masat e ndërmarra ndaj koronavirusit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim për herë të dytë brenda një jave gjeneralmajor, Michele Risi, komandant i KFOR-it në Kosovë dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli.
Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se në takim është diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në vend, me rastin e përhapjes së virusit corona dhe masave më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID 19.
“Komandanti Risi, përderisa shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it, po ashtu shprehu edhe gatishmërinë për të thelluar atë. Ai nënvizoi se përball sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët”, thuhet në njoftim.
/Epoka e re/