Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

23 janar 2023 | 15:27

Kryeministri Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë.

Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme.

U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë.

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se rruga deri në…