Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung

25 gusht 2023 | 11:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Rene Schlee, i cili tani do të drejtojë zyrën rajonale të këtij Fondacioni për Evropën Juglindore.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim lamtumirës, kryeministri Kurti e falënderoi Schleen për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Në qendër të bashkëpunimit ishin çështjet dhe politikat që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe të rinjve, barazinë sociale, bashkëjetesën ndëretnike, mjedisin, përfshirë edhe puna e përbashkët në kuadër të Fondit Sovran.

Drejtori i Fondacionit, Rene Schlee u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin që ka pasur, duke theksuar se edhe në pozitën e tij të re do ta ndjekë temën e përbashkët për forcimin e demokracisë sociale dhe forcimin e shkëmbimit ndërmjet socialdemokratëve.

Në përmbyllje të takimit, kryeministri i uroi Schlee suksese në pozitën e tij të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot (e premte) do të nis ngjarja kryesore në…