Kurti priti në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik

24 tetor 2022 | 11:26

Kryeministri Albin Kurti ka pritur mbrëmë në zyrën e tij udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, si në fushën e ndërmarrësisë e sigurisë edhe asaj të kulturës, marrë parasysh historinë e përbashkët të miqësisë nga e kaluara.

Në mes tjerash u fol edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë dhe ekonomisë, përmes dinamizimit të komunikimit dhe të vizitave të ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë të të dy vendeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e mbështetur restaurimin dhe revitalizimin e ndërtesës e cila do të akomodojë Qendrën Kulturore Hebraike në Prizren.

Kjo qendër, ndër të tjerash do të prezantojë ekspozitën ku do të shfaqet historia e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe historia e komunitetit Hebre në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shfaqje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel në…