Kurti: Pritjet e kosovarëve para ambasadave për viza pune do të vazhdojnë
I pari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha se pritjet e kosovarëve për viza pune jashtë vendit do të vazhdojnë për shkak të sistemit arsimor që ka ekzistuar prej 20 vjetësh në vendin tonë.
Kurti tha se optimizmi i qytetarëve të Kosovës është rritur me ardhjen e tij në pushtet, ani pse edhe gjatë qeverisjes së tij qytetarë të shumtë të Kosovës vazhdojnë të presin para ambasadave të huaja në Prishtinë në kërkim të një vize pune. Madje, sipas një ankete të bërë në këtë muaj, shumë të rinj kanë thënë se mezi nuk presin ta lëshojnë Kosovën.
“Rendi para ambasadave ka me ekzistuar gjithmonë sepse nuk ka lidhje tregu i punës me profesionet e njerëzve”, shtoi ai.
“Me mijëra të rinj e të reja kanë kryer juridik e ekonomik. Ku me i shti në punë ata? Sistemin arsimor a e bëra unë a e gjeta pas 20 vjetëve”, theksoi Kurti.
“Nuk janë duke shkuar më të varfrit nga Kosova. Është duke shkuar shtresa e ulët e klasës së mesme. Vitin e kaluar shpresat e qytetarëve dhe optimizmi i tyre veç është rrit”, tha shefi i qeverisë.