Kurti: Privatizimi i Telekomit është problem i madh

14 maj 2019 | 14:47

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit për çështjen e Telekomit të Kosovës, ka thënë se kontrata e Telekomit me “Z-Mobile” është krim i organizuar dhe faktor kryesor i krizës së këtë ndërmarrje publike.

Kurti ka theksuar se kontrata me “Z-Mobile” është aktuale dhe se dëmet e kësaj kontrate joligjore vazhdojnë të thellohen çdo ditë.

“’Z-Mobile’ dëshiron që ta marrë të tërën Telekomin. Prapa saj qëndron presidenti dhe ish-shefi i shefave”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se në vitin 2009, Telekomi i Kosovës i ka dhënë buxhetit të shtetit 200 milionë euro, ndërsa sot po e kërcënon falimentimin.

Ai ka thënë se privatizimi i Telekomit është problem i madh, pasi sipas tij Kosova si shtet për tokë, nuk duhet të privatizojë.

“Privatizimi është problem shumë i madh. Është e vërtetë që një pjesë e aksioneve iu takon privatëve, shteti i fuqishëm e ka luksin të japë privatizim, mirëpo një shtet për tokë, si Kosova nuk e ka këtë luksin”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
50 të arrestuarit për protestën e dhunshme të 11 majit…