Kurti: Prizreni do të lidhet me Tetovën dhe Shkodrën
12 maj 2024
| 19:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, Prizreni do të lidhet me Tetovën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkodrën e Shqipërisë.
“Rruga Prizren-Tetovë po bëhet. Kjo rrugë do t’i lidh dhe forcojë shqiptarët, por si Lidhja ku jemi sot”, tha Kurti.
Sipas tij, Prizreni nuk do të lidhet vetëm me Tetovën.
“Prizrenin dhe Gjakovën do ta lidhim edhe me Shkodrën”, tha ai