Kurti: Procesi i Berlinit nuk ka alternativë
28 qershor 2022
| 16:30
Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, “Procesi i Berlinit nuk ka alternativë”, njëjtë siç s’ka alternativë tjetër pos integrimit në Bashkimin Evropian.
Këtë Kurti e ka thënë gjatë një takimi që e kishte të martën me sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu.
Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit në këtë takim është folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kurti e ka ritheksuar qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.