Kurti: Programi i Qeverisë do ta transformojë jetën e njerëzve
29 shkurt 2020
| 23:57
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot në Prevallë
Përmes një postimi në “Twitter”, Kurti ka thënë se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë.
Kurti ka thënë se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këti janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij.
“Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.