Kurti: Programi qeverisës reflekton kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës

12 prill 2021 | 11:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se gjatë fundjavës së kaluar kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e programit qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se këto dy dokumente se shpejti do të finalizohen dhe do të votohen në qeveri dhe do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për diskutim.

“Të shtunën dhe të dielën, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, zhvilluam punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë. Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht. Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në qeveri për votim e në Kuvend për diskutim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, Kurti ka thënë se programi qeverisës do të reflektojë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

“Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim”, ka shkruar Kurti.

May be an image of one or more people, office and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernator i Bankës Qendrore i Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka…