Kurti propozon heqjen e taksës 100 për qind për lëndën e parë

20 mars 2020 | 15:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë rreth lirimit nga tarifa 100 për qind për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas këtij vendimi që mban datën 20 mars 2020 (sot) vendimi pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, me ç’rast detyrohet Ministria e Financave e Kosovës dhe Dogana e Kosovës ta zbatojnë vendimin.

Ky vendim sipas zëvendëskryeministrit të dytë në qeverinë Kurti, Haki Abazi nuk është marrë ende, por vetëm është duke u rishqyrtuar në mbledhjet që qeveria po i mban në distancë me ministrat e dikastereve që janë pjesë e ekzekutivit.

Abazi i pyetur nga “Klan Kosova” nëse tarifa për lëndën e parë do të hiqet komplet e jo vetëm pjesërisht si ishte paralajmëruar me herët, ai  përmes telefonit ka theksuar edne se nuk kanë marrë një vendim konkret si ekzekutiv, por që kjo do të vendoset ne mbledhjen e sotme të qeverisë në këto katër orët e ardhshme meçe ende janë duke e diskutuar këtë temë.

Sipas tij, shqyrtim e diskutim ka, por ende jo edhe vendim konkret. Abazi ka thënë se ky vendim ka qenë i paraparë të merret më 15 mars, por shkaku i përhapjes së pandemisë COVID-19, nuk ka ndodhur ende deri më tani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë ekzekutuar në Indi në lidhje me përdhunimin…