Kurti: Protesta e 10 shkurtit ishte e drejtë

10 shkurt 2020 | 14:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe sot tek pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt në Bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Me këtë rast, ai ka thënë se para 13 viteve protestuan paqësisht por në ketë vend nuk u priten paqësisht.

“Protestuam kundër diskriminimit në paketën e Ahtisarit e cila u publikua më 2 shkurt të vitit 2007. Aty 37 herë përmendej emri serb ndërkaq fjala shqiptar 1 herë. Ajo paketë vendosi pengesa të mëdha që i kemi edhe sot e kësaj dite. Shumicën e dyfishtë, dominimim ndërkombëtar për mbi institucionet vendore, shuarjen e TMK-së, decentralizimin etnik e borxhin e jashtëm të Serbisë që na përshkruhej edhe neve”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se protesta e 10 shkurtit ka avancuar drejtësinë. “232 plumba të skaduar u gjuajtën mbi ne. Ne nuk do të ishim këtu po të mos ishin Moni e Arbeni. Ata thanë mos tradhtoni e mos u shitni. Protestat e drejta avancuan drejtësinë”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Oso Termosistem Final 8” po pritet me interesim të jashtëzakonshëm.…