Kurti publikon dokumentin që ia refuzoi Vuçiqi në Bruksel

19 korrik 2021 | 19:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar dokumentin e quajtur “Deklarata e Paqes” prej gjashtë nenesh, e cila iu propozua si formë marrëveshjeje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së, Joseph Borrell përgjatë takimit në Bruksel. Ky i fundit, sipas Kurtit e pranoi, derisa Vuçiq e refuzoi.

Kreu i ekzekutivit kosovar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar dokumentin, duke thënë se pala serbe problematike e shihnin togfjalëshin “ballafaqimi me të kaluarën”, andaj edhe e refuzuan atë, shkruan Gazeta Express.

“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, deklaroi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetet dhe fshatrat e shkatërruara nga moti ekstrem i javës…