Kurti publikon foto nga veriu: “Kriminelët dhe terroristët do të përballen me drejtësinë”

30 nëntor 2024 | 13:19

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij në fshatin Varagë të Zubin Potokot, ku ndodhi mbrëmë sulmi në kanalin ujor të Ibër-Lepenc.

Kurti ka shkruar se qëllimi i këtij sulmi ishte dëmtimi i pariparueshëm i rrjetit ujor.

Tutje, Kurti ka shkruar se të gjithë kriminelët e terroristët do të përballen me drejtësinë.

“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit dhe deri tani ato kanë kryer bastisje ku ka edhe të arrestuar, dëshmi e prova materiale. Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë. Në anën tjetër, institucionet tjera përkatëse janë duke bërë gjithçka çfarë është e mundur që të sigurohet uji i pijshëm, energjia elektrike e ngrohja” – ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka reaguar ashpër kryetarit…