“Kurti punon për të prishur marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në”, Krasniqi tregon arsyet

23 shkurt 2025 | 11:43

Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se ambasada e ShBA-së, në reagimin e saj më të fundit për mbylljen e disa qendrave sociale serbe në veri, ka thënë se “këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”.

Ai ka theksuar se nuk e di a e kanë ende të qartë në ambasadë që Kurti punon pikërisht për të prishur marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.

“Koment: nuk e di a e kanë ende të qartë në ambasadë që Kurti punon pikërisht për të prishur marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Atë synim kishte kriza e prodhuar me targat, pastaj ajo me inaugurimin e kryetarëve në katër komunat veriore, si edhe tentimi për ta hapur Urën e Ibrit, pa akord me NATO-n (KFOR-in.) Poashtu qëndrimi kundër kompanisë “Kontur Global”, refuzimi i gazit amerikan, janë në të njëjtën linjë. Pra, qëndrimi i Kurtit ndaj marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në është tipik ideologjik: lufta kundër imperializmit amerikan. Nëse ambasada amerikane nuk e ka të qartë këtë luftë, zyrtarët e saj janë ner lula”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz doli për vrap në ditën…