Kurti pyetet për aktakuzën ndaj Liburn Aliut, refuzon ta komentojë
24 mars 2021
| 10:12
Kryeministei i Kosovës dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe në Gllogjan për nder të Epopesë së Dukagjinit.
Në Dukagjin ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me aktakuzën ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Mirëpo, Kurti nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se s’është vendi të flitet për një temë të tillë.
“Te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”, ka thënë ai.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në media u raportua se ndaj Aliut, që tanimë ka pozitën e ministrit të Infrastrukturës, vitin e kaluar ishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare