Kurti pyetët për periudhën tranzitore të dinarit: Pas 11 majit, vjen 12 maji
ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media është pyetur lidhur me periudhën tranzitore rreth dinarit serb, raporton Ekonomia Online.
“Kryeministër më 11 maj përfundon afati për periudhën tranzitore të dinarit. Çka pas kësaj date?”, është pyetur Kurti.
“Pas 11 majit, vjen 12 maji”, është përgjigjur Kurti, duke shtuar se Kosova është shtet demokratik.
“Sikurse për këto zgjedhjet në veri në katër komunat me 21 prill, edhe për dinarin e kemi BQK-në, më lartë se nesh dhe para nesh. Ka pasur përpjekje të vazhdueshme që të më vendosin në pozitë ku unë vendosi edhe për BQK-në, për vendimet e tyre. Kjo ndodh në shtete diktatoriale. Ne jemi shtet demokratik. Guvernatori i BQK-së është votuar në të njëjtën sallë ku jam votuar edhe unë. Ai nuk më raporton mua. Ai i raporton Kuvendit”, ka thënë kryeministri.
Kurti ka thënë se lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës se nuk ka se çfarë të bëhet më shumë, pasi janë plotësuar të gjitha kushtet. Kreu i qeverisë tha se përgjigjja se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës në KiE nuk është më në Prishtinë.
Sipas Kurtit, Kosovës i janë bërë shumë padrejtësi në të kaluarën.
“Më besoni që po të varet prej meje do të vendosej në agjend, dhe do të vendosej për Kosovën. Me 82% Asambleja Parlamentare ka votuar për Kosovën. Nuk mund ta marrë atë rol që të flas në vend të shteteve aty. Çka spaska plotësuar Kosova? Pse Raporti konstaton në mënyrë të qartë vlerësimin më të lartë për Kosovën. Nuk kemi çka të bëjmë më shumë, shpresoj më të mirën dhe për 17 maj, përgjigja në pyetjet se çka do të bëhet me anëtarësimin e Kosovës, nuk është më në Prishtinë, ka plotësuar gjithçka, ka përjetuar shumë padrejtësi në të kaluarën. Skemi përgjegjësi e as faj për këtë gjë”, ka thënë Kurti.
Rreth asaj se a mund të izolohet Kosova, Kurti ka thënë se s’mund të flasim për izolim kur sivjet ka ndodhur liberalizimi.