Kurti pyetet për veprimin e Xhakës kundër Serbisë, kjo është përgjigjja e tij
18 janar 2023
| 10:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë për gazetën zvicerane “Blick.ch”, ka përmendur edhe futbollistët shqiptarë që luajnë në përfaqësuesen helvetike, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shkëlqyer me rrënjë kosovare”, ka thënë fillimisht Kurti, derisa në pyetjen e gazetarit se si e komenton gjestin e Xhakës që veshi fanellën me mbishkrimin Jashari, ai ka thënë se nëse dikush e nderon identitetin e tij është e mirë dhe ai këtë ka bërë.
“Mesazhi im për Xhakën, faleminderit që frymëzove kaq shumë talente të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë”, ka shtuar Kurti.